Një rast i pazakontë dhe shqetëues për shoqërinë ka ndodhur dje në komunën e Rahovecit, në fshatin Dobidol.
Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, për IndeksOnline bëri të ditur se dy vëllezër kanë su*lmuar fi*zikisht babain e tyre dhe më pas e kanë lidhur me litar. Sipas tij, i njëjti ka marrë lë*ndime trupore i cili është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë.
Ndërkohë, djemt e tij që e su*lmuan janë ndaluar për 48 orë.
“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur infoarmates për “ Dh*unë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartëcekur ( vllëzer) pas një mosmarrveshje me prindin e tyre ( vik*timen) e kishin su*lmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar le*ndime trupore.
Vi*ktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lendime te lehta trupore.
Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdher te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar per 48 ( dyzetetetë) orë”, tha ai.

