Një 40-vjeçar ka humbur jetën në një pallat në ndërtim e sipër, pas rënies së disa materialeve inerte, duke e zënë poshtë.
Shtetasi V. L. ishte punëtor në pallatin që po ndërtohet në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.
Ai ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.