LAJME

Shokuese/ 15-vjeçarit mjekët ia heqin nga barku adapterin e telefonit (VIDEO)

Mjekët turq kanë mbetur të shokuar.

Ajo se çka panë në skaner ishte jo e zakonshme.

Brenda stomakut të një 15-vjeçari u gjet një kabllo të adapterit të telefonit.

Rasti i çuditshëm ndodhi në Turqi. Adoleshenti ishte paraqitur në spital pas dhimbjeve të forta. Siç raportojnë mediat, kablloja ishte e gjatë një metër dhe se ishte e lidhur në nyje dhe kjo ua bëri mjekëve më të vështirë heqjen e tij. Megjthatë kjo përfundoi me sukses. Por, nuk dihet se si ky kabllo përfundoi në barkun e 15-vjeçarit. VIDEO