LAJME

Zbulohet dokumenti ‘sekret’ i BE-së: Ja si Vuçiç po përpiqet të shkëputet nga Rusia!

Shërbimet evropiane të inteligjencës kanë bërë një analizë që vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të ndërmarrë hapa për të shtyrë shkëputjen nga Rusia, por edhe për të siguruar lëshime nga Perëndimi.

Dokumenti, i klasifikuar si “sekret”, është përgatitur nga disa agjenci për nevojat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, në krye të të cilit është shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.