Connect with us

LAJME

Në Prizren performuan ‘lakuriq’, reagime të shumta (FOTO)

Published

on

Reagim nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në qytetin e Prizrenit. Reagimi i plotë:

#DokuTURP

Advertisement

E kam të pa mundur ta kuptoj e aq më pak të mirëkuptoj deri në çfarë niveli duhet me mbri një qenie njerëzore që me e ba publike shthurrjen, amoralitetin, perversitetin e lakuriqësinë para publikut, e, krejt kjo në emër të liberalizmit modern, me para e në kurriz të taksapaguesve tanë.

Çfarë alarmi duhet me na ra kresë që si shoqëri të reagojmë fuqishëm ndaj këtyre fushatave “emancipuese” që kanë parasysh shkatërimin e armës më të fuqishme që e ka pas ky popull edhe atherë kur ishim pa ushtri e pa shtet, atë të familjes së shëndoshë?

Advertisement

Kujt ja patëm borxh këtë degjenerim? Në emër të kujt? Këto shfaqje as në vende më të emancipuara nuk i sheh.

Çuditem dhe sot, si kanë mundur njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje degjeneruese të mos reagojnë e ti përzënë nga aty? Policia e Kosovës?

Advertisement

Ju që keni dorë në dhënien dhe mbështetjen financiare të këtij perversiteti, si sju vjen turp? Pse po heshtni? Jepni dorrëheqje, së paku morale, nëse pak nga ajo ju ka mbet.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement