Pra, Filipi i Dytë, babain e kishte maqedonas dhe nënën ilire. Ai u martua me Olimpinë, e cila ishte bijë e Neoptolemit, mbretit të fisit ilir të Molosëve të Epirit dhe e një nëne po ashtu ilire. Sa i takon tezës greke, ajo është qartësuar nga Demosteni. Oratori i njohur grek e ka cilësuar në veprat e tij Filipin si një murtajë të ndyrë të Maqedonisë e që nuk ka asnjë lidhje me grekët. A thua të gjithë këta autorë të jenë ndikuar nga diçka tjetër e të kenë manipuluar historinë? Sigurisht që jo. E vërteta e tyre, buçet edhe sot në zbardhjen e jetës së një prej figurave më të mëdha të historisë botërore. Pavarësisht se autoritetet tona flenë, ato të lashtësisë mesaduket nuk kanë bërë të njëjtën gjë. Pra, përmes të dhënave që vijnë nga këta autorë kuptohet se Aleksandri kishte tre gjyshër ilirë dhe vetëm një maqedonas. Sigurisht flasim për maqedonasit e lashtë dhe jo të sotmit. Straboni, historian grek i lashtësisë, ngulmon se maqedonasit dhe ilirët flisnin gjuhë të ngjashme, kuptoheshin e kishin zakone të përbashkëta. Tarm, O. Hoffman, A. Jard, Geigand, O. Muller, P. Jougeut, H. Hirt, Edit Durham… etj. shprehin pikëpamjet e tyre se etnia dhe gjuha e maqedonasve të lashtë kanë qenë ilire dhe ilirishtja. Sigurisht, nuk mund të ketë qenë sllave sa kohë ajo ka ardhur shekuj më vonë. Një tjetër element që lidhet me identitetin ilir të Aleksandrit vjen nga Curt Rufi.

Monedha Shqiptare Kushtua Aleksandri te Madh-1926 e ne vazhdim.
Në veprën e tij “Aleksandri i Madh”, e përbërë nga plot 10 libra, historiani romak shkruan: “Pastaj, duke pasur frikë për të ëmën dhe për vete, Aleksandri vajti te mbreti i Ilirisë dhe e la të ëmën në Epir, ku ishte mbret vëllai i saj”. Nga kjo kuptohet se familja e nënës së Aleksandrit ka pasur pushtetin për disa gjenerata në fisin e Molosëve dhe se vetë prijësi i madh ishte nip në këtë dinasti ilire. Shkrimtari grek, Pausania, shkruan kështu në një nga veprat e tij: “Në Athinë gjendet portreti i Pirros. Ky nuk i ngjante fare Aleksandrit me të cilin ishte fis. Në të vërtetë, Pirro ishte biri i Aiakidit, të birit të Arrybës, dhe Aleksandri ishte djali i Olimpisë, së bijës së Naoptolemit”. Pra, për ta thjeshtëzuar, Aleksandri i Madh dhe Pirro i Epirit vinin nga i njëjti fis, siç pohohet edhe nga Pausania. Në përfundim, nëse Aleksandri nuk ishte grek, siç pohon Demosteni, por edhe shumë autorë të tjerë, kishte tre gjyshër ilirë e nga krahu tjetër vetë ilirët kuptoheshin nga ana gjuhësore me maqedonasit, çfarë ishte Aleksandri? Sigurisht, në këtë shkrim nuk sollëm edhe të dhëna të tjera që vijnë përmes një analize të detajuar gjuhësore, si p.sh. prejardhja e emrit Olimbi, Aleksandër apo Meriamun, siç shkruhet në një mbishkrim të gjetur në Egjipt. Fakt është se Aleksandri qartazi ka rrënjë ilire, ashtu siç maqedonasit e lashtë janë një degëzim i tyre.
E këtë nuk e themi ne, por faktet. Gjithkush mund të hulumtojë e të nxjerrë sërish këto pohime nga autorët antikë.
