LAJME

E FUNDIT/ Do të lëvizim të lirë, ky shtet i madh i heq vizat për shqiptarët

Fjori Sinoruka/ BIRN Qeveria shqiptare arriti të martën një marrëveshje me autoritetet kineze për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Pas Serbisë që bëri të njëjtën gjë vite më parë, marrëveshja e bën Shqipërinë vendin e dytë në rajon që heq vizat me Kinën, një lëvizje që mund të shihet si kundër politikës së Bashkimit Evropian, vetëm pak muaj pas hapjes së negociatave të anëtarësimit. Miratimi i marrëveshjes pasoi propozimin e bërë nga Ministria e Jashtme.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Ministria nuk iu përgjigj pyetjeve të bëra nga BIRN në lidhje me marrëveshjen. Mbajtësit e pasaportave kineze aktualisht duhet të marrin një vizë Schengen për të hyrë në çdo vend të Zonës Schengen në Bashkimin Evropian. Shumë vende të Ballkanit Perëndimor mbajnë kontakte të ngushta me Kinën, kryesisht për arsye ekonomike. Një raport i Parlamentit Evropian mbi BP dhe Kinën, publikuar në qershor, vuri në dukje se “për disa vende në rajon, mungesa e vënies së kushteve për investimet kineze i bën ato edhe më tërheqëse”. “Megjithatë, kjo ndikon negativisht vënien e kushteve nga BE duke reduktuar efektivitetin e reformave dhe standardeve të propozuara, sidomos për sa u përket të drejtave sociale, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Aspekte të tjera të aktiviteteve të Pekinit në rajon mund të dëmtojnë ambiciet e vendeve ballkanike për t’u bashkuar me BE”, shtoi raporti. Vitet e fundit, Kina ka marrë pjesë në disa projekte infrastrukture në Shqipëri. Në shtator 2016, komania kineze Geo-Jade Petroleum pagoi 384.6 milion euro për koncesionin e nxjerrjes së naftës në Patos Marinzë, fusha më e madhe naftëmbajtëse në vend. Një muaj më pas, China Everbright Group, një firmë e përkrahur nga shteti, bleu 100% të aksioneve të aeroportit të Tiranës, në atë kohë i vetmi në vend, për 82.25 milion euro. Por, në vend që t’u hapte portat investimeve kineze, marrëveshja u prish dhe që atëherë nuk ka pasur ndonjë projekt apo investim serioz. Përveç Serbisë, vende të tjera të rajonit joanëtare të Bashkimit Evropian, kërkojnë viza për qytetarët kinezë, ndonëse ka pasur bisedime prej vitesh në Maqedoninë e Veriut për heqjen e tyre. Edhe qytetarëve turq iu duhet viza për të hyrë në Kinë. Zakonisht ato zgjasin 30 ditë dhe skadojnë pas 90 ditëve. Qytetarëve turq nuk iu kërkohen viza për në Hong Kong e Macau. Zyrtarët kinezë mund të hyjnë pa viza në Turqi e të qëndrojnë deri në 30 ditë, por qytetarëve të thjeshtë ju duhet të pajisen me viza. Ata mund ta sigurojnë vizën elektronike për një hyrje të vetme e qëndrim 30-ditor në një faqe të qeverisë në internet. Edhe malazezëve iu duhet viza për të shkuar në Kinë, e vlefshme për gjashtë muaj. Kinezët duhet të pajisen me viza për të hyrë në Malin e Zi, e vlefshme për 30 ditë. Serbia dhe Kina i hoqën vizat më 2016. Për pasaportat zyrtare dhe diplomatike nuk kërkohet viza për qëndrim deri në 90 ditë. Vizat në pasaportat e zakonshme zgjasin 30 ditë që nga dita e hyrjes. Kina përpiqet prek kohësh për të rritur ndikimin ekonomik në Ballkan. Sipas llogarive të bëra nga BIRN, në rajon ka aktualisht 135 projekte me vlerë të paktën 32 miliard euro që në një mënyrë apo tjetrën janë të lidhura me Kinën. Një hartë interaktive, “Kina në Ballkan”, është rezultat i kërkimeve të bëra nga BIRN për lloje të ndryshme bashkëpunimi midis Pekinit dhe vendeve të rajonit. Kina është veçanërisht e interesuar në metalurgji, miniera, energji e transport. Shumë nga këto projekte kanë sjellë bërjen e akuzave për korrupsion, shfrytëzim dhe dëme mjedisore./balkaninsight.com/