Vajza 21 vjeçare Lenny Rose Baraschi e shoqëruar nga shoqet e saj shqiptare të besimit islam është konvertuar në islam. Ceremonia e pranimit të islamit si fe të saj ka ndodhur në xhaminë e Kadrit në qytetin e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, nën praninë e imamit të xhamisë hoxhë Daut Alili. Njoftimin për konvertimin e saj në islam e ka bërë të ditur stafi i xhamisë së Kadrit.
Më poshtë vijon njoftimi i xhamisë:
Es-selamu alejkum të nderuar besimtarë musliman.
Sot ndajmë me ju një lajm tepër të gëzueshëm.
Me datë 05.08.2023 (e shtunë), në xhaminë tonë pas namazit të drekës e pranoi islamin Italianja Lenny Rose Baraschi.
Në prani të Imamit të xhamisë Daut Alili, i cili edhe ia shqiptoi shehadetin të cilin e dëshmoi Lenny dhe u bë pjesëtare e islamit.
Lennyn e shoqëruan shoqet e saja Afra Shehu dhe Simoneta Shabani nga Gostivari të cilat jetojnë në Itali.
Lenny është 21 vjeçare, e cila jeton në Romë të Italisë, dhe ka të kryer shkollën estetike moderne.
E gjithë historia e saj fillon duke e njohur një shoqe (Afran), dhe një familje të cilët i ka dashur shumë, ku aty lindi edhe dashuria për të pranuar islamin.
Allahu e forcoftë Lennyn dhe të gjithë neve në fe. Zoti e forcoftë Islamin me musliman të devotshëm. Amin.