Temperaturat në rritje dhe reshje shiu gjatë javës në vijim. Në fundjavë priten edhe reshje bore.
Masa më të ngrohta ajrore po parashihet të depërtojnë mbi vend gjatë javës në vijim. Depërtimi i këtyre masave përgjatë një sistemi frontal të ngrohtë mbi rajon, sjell kushte për të reshura shiu mëngjesin e së martës, që vende-vende mund të bie edhe si shi i akullt. Temperaturat do të shënojnë rritje edhe deri në 12C, maksimalet, por edhe minimalet deri në 6C.
Nga mesi i javës një shtjellë ciklonike kalon përgjatë pjesëve veriore të rajonit, që do të sjell kushte për të reshura shiu ditën e enjtë, ndërkohë me shtrirjen e masave më të ftohta ajrore deri në fundjavë reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë. Temperaturat pësojnë rënie të premten në 5C, e deri në mbrëmje edhe në 0C e 1C.
Kushte më stabile në fillim të javës, me më pak qarkullim ajror, mbajnë ndotësit ajror të ngujuar pranë sipërfaqes, duke rritur koncentrimet e tyre edhe në vlera të larta të ndotjes. Indeksi i cilësisë së ajrit shkon edhe në vlera shumë të dobëta dhe shkurtimisht edhe në jashtëzakonisht të dobëta. Ditën e mërkurë pritet një përmirësim, pasi erërat jugore largojnë ndotësit, ndërsa indeksi do të zbres edhe në vlera të pranueshme.
11.12 – Mjegull në ultësira që mund të mbetet edhe gjatë ditës. Në pjesë tjera intervale më të gjata me diell. Më vonë vransirat shtohen, me mundësi për reshje shiu e bore përreth viseve malore në perëndim e veri të vendit.
12.12 – Reshje shiu orëve të mëngjesit. Ditën vransira e intervale me diell.
13.12 – Më butë, kryesisht me vransira.
14.12 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe.
15.12 – Kryesisht vranët, herë herë reshje të dobëta shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.
Era frynë kryesisht nga krahu jugor, fillimisht lehtë 1-3m/s, e të mërkurën edhe mesatare deri në 9m/s. Nga dita e enjtë ndryshon drejtimin në veriore-verilindore.
Shtypja atmosferike pëson rënie nga mesi i javës, por më pas shënon një rritje, lartë mbi normale, deri në fundjavë.


