Connect with us

LAJME

Mesazhi që avokati serb e la pranë varrit të familjes Jashari (FOTO)

Published

on

Çedomir Stojkoviç, përfaqësuesi ligjor i poltikanit serb, Nikola Sanduloviç, ka qenë prezent në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, këtë të premte, ku ka bërë homazhe në nder të viktimave të luftës në Kosovë.

Stojkoviç ka lënë një buqetë me lule dhe një letër mbi varrin e Blerina Jasharit.

Advertisement

Në mesazhin e lënë, të shkruar në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, avokati kërkon falje për vrasjen e vogëlushes.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, shkruhet në letër.

Advertisement

Pas kësaj, në një prononcim për mediat, Stojkoviç është shprehur se ditën e nesërmë, pavarësisht presioneve, ai do të kthehet në Beograd.

“Nesër do të shkoj në Beograd dhe nuk kam arsye të frikësohem. Ne e kemi për obligim të bëjmë se çka është e drejtë dhe çka është e duhur!”- ka shtuar ai.

Advertisement

FOTO

 

Advertisement
Continue Reading
Advertisement