Muhamer Pajaziti
Një grumbull fëmijësh shqiptarë dje janë mbledhur në themelet e shkollës së re në fshatin e largët Nerovë të Krushevës.
Prindërit e tyre kanë ndarë kafshatën e gojës për ta nisur një objektë, i cili do të sjellë dritë në sytë e fëmijëve të tyre, por dora e shtetit nuk duket askund.
Këta fëmijë kanë bashkuar forcat dhe lëshuan fuqishëm zërin e tyre për ndihmë, sepse janë të shqetësuar se prindërit dhe fshatarët, të vetëm nuk do t’ia dalin.
Kërkuan ndihmë nga dashamirët sepse ministrat shqiptarë të arsimit për vite me radhë i kanë lënë pa shpresë, duke i futur në një labirinth të kompetencave e procedura që nuk çojnë askund.
Në kohën kur kemi me bollëk ministra e kryeministër shqiptarë, fëmijët dhe prindërit e këtij fshati po luftojnë të vetëm dhe fuqishëm për ta ruajtur gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar.
Kjo dëshmon pa fuqinë e politikës shqiptare në Maqedoni.
Fushata zgjedhore ka filluar, politikanët po vazhdojnë me gënjeshtrat e tyre, por realitetin në terren po dëshmon për çdo ditë storje tronditëse.
