Sikundët dallohet qartësisht edhe nga pamjet e siguruara nga News 24, qyteti i Dortmundit të ngjan sot me një qytet shqiptar. Shikon ngjyrat kuq e zi kudo nëpër qytet, në rrugë, në bare, në restorante e në të gjitha sheshet kryesore të Dortmundit. Pas pak, tifozët tanë do t’i drejtohen arenës, ku do të zhvillohet ndeshja, ku do të kemi një koreografi të jashtëzakonshme kuq e zi.
