Alarm – Shumë shpejt pritet që Stambolli të goditet nga një tërmet

Posted by

Një tërmet i madh që mund të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite, rrezikon Stambollin.”

Ky pretendim i sizmiologut të njohur Naci Görür ka pushtuar faqet e para të mediave turke, duke theksuar se një goditje e tillë do të bënte që Turqia “të shembej në gjunjë”.

“Probabiliteti i një tërmeti me magnitudë 7 ose më shumë në rajonin e Marmaras është 47%. Nëse do të kishte një tërmet në Stamboll, do të kishte më shumë humbje jete dhe prona të shkatërruara se të gjitha 11 provincat e tjera së bashku. Mund të ketë më shumë se 50 mijë viktima nga një tërmet i mundshëm në Stamboll”, tha Görür.