,

Dyshoi tek bashkshorti dhe e ndjek pas dy ditë rresht, gruaja nga Durrësi ‘shokohet’ nga ajo që zbuloi

Posted by

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, korrespondentia nga Durrësi, Dhurata, ka ndarë një lajm që lidhet me një grua e cila ka ndjekur bashkëshortin e saj për 2 ditë radhazi, për të kuptuar nëse në këtë mes kishte diçka që nuk shkonte. Sipas Dhuratës, teksa ndiqte burrin e saj, gruaja kuptoi që ai takohej jo me 1, por me disa femra.

Dhurata: Kemi një lajm përsa i përket një rasti në fakt, ku një zonjë, ka pasur ditët e fundit, pra ka pasur… pra ka vënë re ndjeshëm këtë gjë nga bashkëshorti i saj, që diçka po ndodh tek ai. Pasi nuk ka qenë…

Aldo: Jo ore.

Dhurata: Po, pasi e ka lënë pak pas dore le të themi.

Aldo: Jo ore.

Dhurata: Po dhe kjo e ka vënë re menjëherë Aldo, sepse thashë, ishte goxha e ndjeshme për t’u kuptuar. Dhe ndërkohë e ka ndjekur për dy ditë rresht dhe vuri re që ai nuk dilte me një femër Aldo, por dilte me disa femra. Nuk është se e ka kapur, le të themi, në flagrancë përsa i përket…

Aldo: A jo me një, por me disa?

Dhurata: Me disa, por thjesht linte takime në kafe dhe kjo, këto dy ditë, e ndoqi. Mirëpo nuk e ka kapur në flagrancë, që shiko se me të vërtet këtë e ka të dashur. Mirëpo e ka lënë kështu, vazhdon ndjekja e saj. Të shohim se deri ku do të arrijë zotëria.