LAJME

E BUJSHME/ Agjenti i tij ‘plas bombën’, Jasir Asani transferohet te klubi i njohur gjerman (VIDEO)

Jasir Asani mesa duket do të ndryshojë ekip para se Euro 2024 të startojë. Sulmuesi me origjinë nga Shkupi me shumë mundësi do të transferohet në Gjermani.

Është vetë menaxheri i Asanit i cili ka shpërndarë një video ku ndodhet në stadiumin e Dusseldorf, së bashku me drejtuesit e klubit gjerman. Teksa, po në këtë video ka etiketuar Jasir Asanin, duke e shoqëruar edhe me figurën e një bombe.

Agjenti i Asanit, Aleksandar Jovkov shihet duke biseduar me drejtuesit e Dusseldorf, dhe mbi video vendos dhe një figurë tjetër që tregon që diçka është në proces.

Kjo video ka bërë që të besohet se shumë shpejt do të vijë firma e Asanit me ekipin që momentalisht militon në Bundesliga 2. Por do të luajë finalen përballë Bochum për të vendosur nëse do të promovohet në elitën e futbollit gjerman.

Kujtojmë që 29-vjeçari nga Shkupi është pjesë e ekipit të Gwangju që prej fillim vitit 2023, por kohët e fundit marrëdhëniet e tij me trajnerin e klubit korean nuk janë shumë të mira. Kjo gjë është edhe një shtysë për Asanin që të largohet dhe të kërkojë një aventurë të re.