Uncategorized

Ekskluzive: Këto janë rezultatet e fundit mes Bujarit Osmanit dhe Arben Taravarit

Janë numëruar mbi 80% të votave, dhe momentalisht prinë kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanoska me 39,64%, pas saj vjen kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19,32%.

Pas tij është kandidati i Frontit Evropian Bujar Osmani me 14,38% dhe pas tij është kandidati i VLEN Arben Taravari me 10,20%.

Në press konferëncë, kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani tha se është shënuar fitore e thellë me mbi 40 mijë vota karshi kundërkandidatit nga VLEN.

“Shpall fitoren e thellë me mbi 40 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse në çdo komunë shqiptare. Gjithandej në republikë, fitore e thellë e Frontit Europian. Urime të gjithëve. Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për besimin dhe kjo fitore është e përbashkët”, deklaroi Osmani. /TvKlan.mk