Skip to content

ATDHEU LAJM

  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • QËNDRIME & OPINIONE
  • MAGAZINA
  • SPORT
  • BOTA
  • FAMILJE DHE KUZHINA
  • SHËNDET

ATDHEU LAJM

    • BALLINA
    • LAJME
    • EKONOMI
    • QËNDRIME & OPINIONE
    • MAGAZINA
    • SPORT
    • BOTA
    • FAMILJE DHE KUZHINA
    • SHËNDET
    • Homepage
    • LAJME
    • PAMJE TË RËNDA/ Kriminelët i zënë pritë furgonit të burgut, vriten tre policë, arratiset i burgosuri i rrezikshëm
    LAJME

    PAMJE TË RËNDA/ Kriminelët i zënë pritë furgonit të burgut, vriten tre policë, arratiset i burgosuri i rrezikshëm

    Posted on 14/05/2024

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Francë. Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur në Yves të Normandisë, në Francën veriore, ku persona të armatosur i bënë pritë furgonit me të cilin po transportoheshin të burgosurit.

    Këta persona hapën zjarr mbi furgonin e Policisë dhe si pasojë gjetën vdekjen tre oficerë burgu. Qëllimi i kësaj prite ishte arratisja e një prej të burgosurve më të rrezikshëm, Mohamet A, i njohur me noflën “The Fly”, i akuzuar për një sërë vjedhjesh dhe vrasje.

    “The Fly” arriti të largohej së bashku me autorët me mjetin e këtyre të fundit. Ndërkohë referuar mediave franceze mësohet se përveç tre efektivëve të vrarë, tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

    Në një deklaratë urgjente ministri i Brendshëm, Zherald Darmanë, bëri me dije se 200 efektivë janë në vendin e ngjarjes dhe kanë futur në shtetrrethim të gjithë zonën dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për gjetjen e kriminelëve.

    Ndërkohë, sipas një burimi tjetër policor, sulmi u krye nga një grup kriminelësh të cilët në momentin e ngjarjes përdorën dy automjete. Një nga ato automjete u gjet i djegur menjëherë pas sulmit, në një vend i cili deri më tani nuk është bërë me dije për mediat.

    Sipas të njëjtave burime mësohet se kriminelët arritën të arratisen, ndërkohë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Njëkohësisht janë bërë të ditura detaje tragjike për dy nga tre efektivët që mbetën të vrarë. Njëri ishte 52-vjeç dhe ishte babai i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e efektivit tjetër, 35-vjeç ishte pesë muajshme shtatzënë.

    Në rrjet janë publikuar edhe pamjet e tmerrshme ku kriminelët të maskuar shihen teksa kanë hapur zjarr drejt policisë.

    BREAKING: Special forces deployed after armed attack on prison convoy on A154 motorway in northwest France's Eure, which left two officers dead and three others seriously injured, French justice minister says#France #Shooting #ArmedAttack #NorthwestFrance #Eure pic.twitter.com/JlR68sjnpk

    — Europe Cognizant (@EuropeCognizant) May 14, 2024

    Post navigation

    Previous PostLajme të mira/ Shqipëria me biletat më të lira në botë
    Next PostVrasje e dyfishtë në Shkup

    LAJMET TË TJERA

    LAJME

    Unifikimi i Abetares me Kosovën, Rama: Kemi diskutuar me Malin e Zi edhe me Serbinë, RMV parimisht dakord

    admin 12/09/2022
    LAJME

    Ky ështe shqiptari që u fut në flakë për ta shpëtuar një serbe

    atdheu1 09/05/2022
    LAJME

    Bekim Haxhiu: Albin Kurti ia ka ndërpre projektet Bekim Jasharit

    admin 17/09/2021
    LAJME

    Agron Gjekmarkaj: Vendimin Për Berishën E Ka Marrë Një Shtet Tjetër, Fuqi Madhore, Zbulon Nëse Do Të Ketë Mbledhje Të Forumeve Të PD…

    IZ 22/09/2021

    ATDHEU LAJM është agjenci e lajmeve me seli në Düsseldorf të Gjermanisë, ndërkaq zyrat e saj mediatike janë aktive edhe në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Atdheu, ka për qëllim që të informojë shqiptarët kudo që janë brenda dhe jashtë kufijve.

    Për marketing dhe të ndryshme kontaktoni

    atdheulajm@outlook.com

    Theme by Silk Themes