Pas 4000km udhëtim me biçikletë, shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë

Posted by

Qamuran Hirda dhe bashkudhëtari i tij, Adem Aljiq nga Graçanica, Bosnje e Hercegovinë, kanë njoftuar se me biçikletë kanë arritur në Mekës për të kryer Haxhin.

Ata dy ishin nisur më 1 prill nga Shkupi, dhe gjatë ditës së djeshme, kanë arritur në vendin e shenjtë të Mekkes.

Për më tepër vetë Qamuran Hirda, i cili, është 57 vjeç, ka përshkruar në detaje tërë udhëtimin që kanë bërë.

Ja dhe postimi i tij i plotë:

Falë Allahut Xh.Sh. Ma mundësoi të arrij qëllimin tim ti bëj afro 4000 km dhe ja sot jam në Mekken e bekuar me dat 11.maj 2024 në ora 20.30 h.

Ju faleminderit juve familjar shokë dashamirë e të gjithë ju që më keni përkrahë më keni dhënë kurajo edhe ata të mirat ti ndaj me ju por edhe ata svidat e njëpasnjëshme ti ndaj me ju dhe më lehtë i kam kalu me përkrahjen tuaj.

Siç e dini në Turqi ishte pak më lehtë edhe në Jordani ishte poashtu më lehtë, mirëpo pas hyrjes

në Arbinë S. ishte gjithçka më ndryshe me svida të reja që ndoshta i kam mendu dhe jam përgaditë por kur ti përjetosh ishte diçka shumë më ndryshe.

Ishin vendbanimet e rralla shkretirë nxehtë shumë, anash shkretirë poshtë asfallt lart dielli nxehte para vete shihshim rrugë të gjatë pa fund me rrafshnalta.

Dhe menzi pritshim dhe u gëzoshim shumë kur shihshim ndonjë objekt fshat apo pompë benzine për të pirë ujë ose për ta futë kokën në hije por ata ishin me 50 km e deri në 100 km pa pas kurxha bile deri me 150 km pa nje objekt.

Ose kur vinte ndonjë urë mbikalim menzi e pritshim pak për tu flladit por edhe ata ishin shumë të rralla një apo dy gjithëditën.

Por ishin njerëzit me automjete që na freskoshin me ujë të ftohtë se ujin që kishim ne bëheshte valë gati për çaj.

Hotele nuk kishim kemi fjetë nëpër xhami ose si thonë mesxhite ku nëse kishte një pompë me market ishte gjithçka për ne me gëzim.

Fjetja ishte një dushek me vete që kisha një thes për tu mbulu se ndonjëherë ishte ftoht prej erkondicionerëve dhe të kishim tualet dhe ujë kta ishin kushtet që ishin më të mirat për ne dhe nuk kërkonim më shumë.

Por njerëzit kudo që u ndalshim ishin të huajt punëtorë që punoshin në Arabi na ndihmojshin shumë dhe me rrespekt Zoti i shpërblwftë ata.

Defekt kam pas njëherë më ishte shpu një gomë e ndrrova ajo ishte pas 2200 km. një tel i fellgës(bandashi) mu këput prej ransisë dhe normal nëpër gropa dhe e fundit ishte pak sa shum e vështirë por ja deshti Zoti në atë shkretirë të madhe vetëm pasi që ma shpoi gomën e mastë të jashtmen e të mbrendshmën me një birë sa gishti dhe vetëm 500 m kishte një gomister shkova ma ngjiti gomën e jashtme se përndryshe ishte e pamundur une ta ngjes edhe e mbrendshmja në tre vende me nga 1 cm bira kishte hy një copë hekuri i trash dhe i gjate shum u merakosa se udhëtimi ishte i panundur por ja ndoshta qëllimi i mirë ndodhi afër gomisterit dhe pë 1 orë unë vazhdova rrugën deri sa mbrrina me ata goma pa problem.

Kur erdhëm në kufirin e Mekkes na ndali policia dhe pasi i treguam se ku shkojmë tha nuk lejohet hyrja me biçikleta mbrenda kufirit të Mekkes duhet të merni një veturë apo diçka për të hyrë mbrenda dhe ashtu vepruam edhe pse isha i përgaditur kisha informata se nuk lejohet hyrja me biçikleta, ne i veshëm IHRAMET ata që nuk e dinë një sqarim për Umre apo Haxh është e domosdoshme të vishet Ihrami ajo mbulesa e bardhë prej kufirit Mekkes e deri sa të bësh tavaf pra 7 herë të sillesh rreth Qabes e pastaj vishes si të duash.

Jam shumë i lumtur që mbaroi me sukses dhe arrita ta përjetoj nga afër knaqësinë e Qabe së bekuar dhe në këtë mënyrë që ka me vite e ëndërroj një udhëtim të tillë.

Dhe me shumë emocione e shkruaj këtë po të ishte letër do të shiheshin lotët e gëzimit.

Por mobili nuk po i tregon.

Sot me datë 12 maj erdha me biçikletê në Qabe e luta policinë të më lejojnë të bëj do foto më lejuan me rrespekt edhe pse ishte e pamundur por edhe unë nuk e di se ndodhi jam këtu gjithditën para Qabes me biçikletë(edhe biçikletës si duket i vjen mirë të qëndrojë këtu).

U mblodhën njerëzit për rreth tu bë foto e video ishte e pamundur unë të bëj diçka për vete por prap ishte knaqësi që ishte ashtu se me aeroplan e tjetër transport vijnë plot por mënyra ime ishte e veçantë.

Bisha në sy të policisë nga masa e njerëzve por ishte mirë që kërkova leje.

Ju faleminderit juve përkrahësit e mi!!!!!

Lutem për ju të keni shëndet e të mira në jetë.

Vazhdojmë!!!!

Moi prijateli vi blagodaram za poderskata jas pristignaf vo Mekke.

Arkadaslar çok tesekürederim sizin destek ben Mekkeye geldim.