LAJME

Tragj*edi e madhe/ Shkon në 4 numri i personave që humbën jetë në afërsi të Shkupit

Ka shkuar ne 4 numri i personave qe humben jeten ne aksidentin ne Katlanovë. Jozyrtarisht mësohet se edhe dy persona te tjere kane nderruar jete, pasiqe u kumtua per dy te tjere me heret.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë pasdites në autostradën Shkup – Veles, afër tunelit të Katllanovës.

Sipas informacioneve të para, ne vendngjarje kanë humbur jetën dy persona, ndersa edhe dy te tjere kane nderruar jete si pasoje e lendimeve te renda.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po kryen hetim, kurse komunikacioni është bllokuar dhe i njëjti është rikahëzuar nëpërmjet Petrovec – Veles (rruga e vjetër), Mlladinovc – Shën Nikollë – Veles – Shtip.

Në terren mund të shihen edhe kolona kilometërshe.