Zbulohet identiteti, ja kush është tifozi shqiptar që arriti të futej në fushë ndaj Italisë

Posted by

Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar.

Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë dhe për mediat ka treguar arsyen se pse e mori atë veprim.

‘Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja’, raportohet të ketë thënë Rexhepi.

Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë menjëherë ndërhyri sigurimi i stadiumit. Vetëm pasi i “dribloi” disa prej tyre dhe rrëshqiti, tifozi shqiptar u mund të neutralizohej. Më pas u largua nga stadiumi ku siç thotë dhe ai vetë hyrjen në fushë e ka paguar me një çmim goxha të rëndë.

Sipas Rexhepit, autoritetet e kanë penalizuar duke i ndaluar futjen në stadiumet gjermane në të ardhmen.

Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik.