BOTA
ÇFARË PO NDODHË?Emiratet e Bashkuara Arabe lëshojnë alarm emergjence në të gjithë vendin
Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka lëshuar një alarm emergjent në të gjithë vendin, duke paralajmëruar për kërcënime të mundshme me raketa dhe duke u bërë thirrje banorëve që të strehohen menjëherë në ndërtesën më të afërt të sigurt.
Banorëve u është rekomanduar gjithashtu të qëndrojnë larg dritareve, dyerve dhe hapësirave të hapura. Kjo vjen rreth një orë pasi Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se po i përgjigjej kërcënimeve të ardhura me raketa dhe dronë nga Irani, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Më herët, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kishin interceptuar gjashtë raketa iraniane dhe 131 dronë gjatë ditës së sotme. Sipas tyre, një raketë dhe gjashtë dronë kanë rënë në territorin e tyre.