BOTA
Dridhet Europa/ Irani nis dronët drejt ballkanit,kë do të godiste…
Tensionet nga lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit duket se po afrohen gjithnjë e më shumë drejt Evropës Juglindore. Sipas deklaratave të fundit në Greqi, disa dronë iranianë janë drejtuar drejt bazave ushtarake në rajon, duke shkaktuar alarm në Mesdheun Lindor.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke, Dimitris Koutsoubas, deklaroi se qeveria greke po përfshihet në atë që ai e quajti “luftë imperialiste” të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Ai paralajmëroi se kjo mund të sjellë pasoja për vendin.
Sipas tij, nga katër dronët që u kapën mbi hapësirën ajrore të Qipros, dy kishin si objektiv bazën britanike në Akrotiri, ndërsa dy të tjerët dyshohet se ishin drejtuar drejt bazës amerikane në Sudë në ishullin e Kretës. Kjo situatë shkaktoi alarm të menjëhershëm në bazën ushtarake në Sudë.
Koutsoubas bëri të ditur gjithashtu se autoritetet greke kanë vendosur të transferojnë sisteme kundërajrore në ishullin Karpathos, për të përforcuar mbrojtjen e hapësirës ajrore përballë kërcënimeve të mundshme nga Irani.
Koutsoubas bëri të ditur gjithashtu se autoritetet greke kanë vendosur të transferojnë sisteme kundërajrore në ishullin Karpathos, për të përforcuar mbrojtjen e hapësirës ajrore përballë kërcënimeve të mundshme nga Irani.
Ai theksoi se në rast përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, bazat amerikane në Greqi mund të bëhen objektiv hakmarrjeje, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon.
Deklaratat vijnë në një moment kur konflikti në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet dhe përdorimi i dronëve dhe raketave nga Irani ndaj bazave ushtarake ndërkombëtare po rritet.
Në të njëjtën kohë, analistët paralajmërojnë se nëse lufta vazhdon të zgjerohet, tensionet mund të përfshijnë edhe vendet e Mesdheut dhe Evropës Juglindore.