Connect with us

MAQEDONI

Endometrioza në Maqedoni, dhimbja që heshtet ndër vite

Published

on

Në vend mungon një regjistër i posaçëm për endometriozën, çka e bën të vështirë pasqyrimin real të përhapjes së saj. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, nga viti 2008 deri në vitin 2021 janë regjistruar 2.221 gra që kanë marrë trajtim për këtë sëmundje në institucionet shëndetësore të vendit, një mesatare prej rreth 170 raste në vit. Por nëse merret si referencë prevalenca globale prej 10 për qind dhe numri i grave në moshë riprodhuese në vend, përllogaritet se potencialisht rreth 50 mijë gra mund të jetojnë me këtë sëmundje, çka sugjeron një hendek të madh mes rasteve reale dhe atyre të diagnostikuara.

Dhimbja e fortë gjatë menstruacioneve për shumë gra vazhdon të trajtohet si diçka “normale”, si pjesë e zakonshme e ciklit që duhet duruar. Por për një numër të konsiderueshëm prej tyre, kjo dhimbje është shenjë e një sëmundjeje kronike që mund të ndikojë në fertilitet, në shëndetin mendor dhe në cilësinë e jetës për vite me radhë. Endometrioza, ndonëse prek miliona gra në botë, në Maqedoninë e Veriut mbetet një diagnozë që shpesh vendoset me vonesë dhe një problem që zhvillohet në heshtje.

Advertisement

NJË NË DHJETË GRA E PREKUR

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Endometriozën, Asociacioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë së Veriut (AGJOM) apelon për më shumë informim dhe për thyerjen e miteve që e shoqërojnë këtë sëmundje. Sipas njoftimit të tyre, endometrioza është një sëmundje kronike në të cilën indi i ngjashëm me endometriumin, indi që vesh pjesën e brendshme të mitrës, rritet jashtë saj, duke shkaktuar inflamacion, dhimbje dhe në shumë raste infertilitet. “Rreth 190 milionë gra dhe vajza në moshë riprodhuese në mbarë botën, apo afërsisht 10 për qind, preken nga kjo gjendje, ndërsa diagnoza shpesh vonohet mesatarisht 8 deri në 12 vjet nga shfaqja e simptomave të para. Arsyeja kryesore, është fakti se dhimbja konsiderohet si një ‘pjesë normale e menstruacioneve’ dhe shumë gra nuk kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë”, thonë nga AGJOM, duke informuar se endometrioza, mund të ulë ndjeshëm cilësinë e jetës, të ndikojë në shëndetin mendor dhe aftësinë për punë, ndërsa është e pranishme në 25 deri në 50 për qind të grave që përballen me infertilitet.

Advertisement

Në njoftimin e tyre, hidhen poshtë edhe disa nga mitet më të përhapura se dhimbjet e forta menstruale janë normale, se sëmundja prek vetëm gratë e moshuara, se shtatzënia e shëron atë apo se çdo grua me endometriozë nuk mund të mbetet shtatzënë. Sipas shoqatës, dhimbja që pengon aktivitetet e përditshme kërkon vlerësim mjekësor, sëmundja mund të fillojë që në adoleshencë, shumë gra arrijnë të mbeten shtatzënë me trajtimin e duhur, ndërsa shtatzënia mund të zbusë përkohësisht simptomat, por nuk e shëron sëmundjen. Prandaj, njohja e hershme dhe trajtimi adekuat, ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes kronike, përmirësimin e cilësisë së jetës, ruajtjen e shëndetit riprodhues dhe uljen e komplikimeve.

MIJËRA RASTE TË PAREGJISTRUARA

Advertisement

Megjithatë, në vend mungon një regjistër i posaçëm për endometriozën, çka e bën të vështirë pasqyrimin real të përhapjes së saj. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, nga viti 2008 deri në vitin 2021 janë regjistruar 2.221 gra që kanë marrë trajtim për këtë sëmundje në institucionet shëndetësore të vendit, një mesatare prej rreth 170 raste në vit. Por nëse merret si referencë prevalenca globale prej 10 për qind dhe numri i grave në moshë riprodhuese në vend, përllogaritet se potencialisht rreth 50 mijë gra mund të jetojnë me këtë sëmundje, çka sugjeron një hendek të madh mes rasteve reale dhe atyre të diagnostikuara.

DIAGNOZA E HERSHME, KYÇE PËR FERTILITETIN

Advertisement

Për gazetën KOHA, gjinekologia-obstetre D-r Rina Latifi Isaki nga “Rina Medika” thekson se endometrioza duhet të vlerësohet me kujdes të veçantë sidomos tek gratë që raportojnë dhimbje të forta kronike gjatë ciklit menstrual apo përballen me infertilitet, pasi probabiliteti për prani të sëmundjes është i lartë dhe mungesa e simptomave në disa raste e vështirëson diagnostikimin e hershëm.

“Endometrioza është një sëmundje në të cilën indi i mitrës gjendet edhe në struktura të tjera të kavitetit pelvik. Duhet të vlerësohet me kujdes të veçantë sidomos te femrat të cilat referojnë dhimbje të forta kronike gjatë ciklit menstrual dhe infertilitet, sepse mundësia që ato të jenë të prekura është e lartë. Mirëpo disa femra mund të mos kenë asnjë simptomë, gjë që e vështirëson mundësinë e diagnostikimit të hershëm”, thotë ajo, duke sqaruar se diagnostikimi fillon me ekzaminim dhe ekografi gjinekologjike, ndërsa në raste të caktuara kërkohen analiza laboratorike si CA-125, me laparoskopinë që mbetet standardi i artë për konfirmimin e diagnozës.

Advertisement

Si fillim kërkohet ekzaminim dhe ekografi gjinekologjike, në disa raste analiza laboratorike CA-125, ndërsa laparoskopia është standardi i artë për të siguruar praninë e endometriozës. Endometrioza është në rritje si diagnozë, mirëpo numri i rasteve të diagnostifikuara në kohë është më i lartë, gjë që i atribuohet ndërgjegjësimit më të madh të femrave dhe përmirësimit të teknikave të ultrazërit si dhe përvojës së mjekëve. Jo të gjitha pacientet me endometriozë do të kenë infertilitet, por sëmundja mund të dëmtojë rezervën ovariale në numër dhe cilësi, prandaj mjeku ka rol kyç në diagnostikimin e hershëm të saj me ultrazë dhe me analizën laboratorike AMH. Endometrioza kërkon kujdes të specializuar, diagnostikim të saktë dhe trajtim të personalizuar, si dhe këshillim të grave për rrezikun e shtuar të kancerit ovarian.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement