Uncategorized

Shqiprim Arifi shkul mikrofonin dhe hedh ujë në Kuvendin e Preshevës, ja pamjet

Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës sot është zhvilluar nën tensione.

Siç raporton RTV Presheva këshilltarët komunalë që nga fillimi e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashtë rendit të ditës.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, gjatë diskutimeve të tij ishte mjaft i ashpër ndaj oponentëve politik.

Ndërsa në fund të seancës doli para Kryesisë së Kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ia grisi dokumentet kryetarit të Kuvendit, Sami Salihut.

https://www.facebook.com/watch/?v=1455827548124339&t=0