LAJME

Mbyllet rasti me autobusin në Bullgari/ Hetuesit bullgarë zbulojnë fajtorin, ja kush është

Shërbimi hetues nacional bullgarë e mbylli rastin për aks’identin në autostradën Struma në të cilën ndërruan jetë 45 persona, deklaroi për BGNES, shefi i shërbimit, Borisllav Sarafov, ndërsa përgjegjësia për aksidentin është e shoferit i cili e drejtonte autobusin.

“Shkaku është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga ana e shoferit. Por edhe shpejtësia e madhe, të themi, joadekuate, por jo edhe mbi sa lejohet”, tha Sarafov.

Shefi i Shërbimit hetues nacional bullgar për BGNES shtoi se mbetet të bëhet urdhër gjyqësor në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen të afërmit dhe familjarët e vik’timave se kanë të drejtë të bëjnë mbikëqyrje të materialeve.

Ndryshe, më 23 nëntor të vitit 2021 në orët e hershme të mëngjesit, autobusi i kompanisë ‘Besa Trans’ i cili nga Stambolli kthehej me turistë, goditi rrethojën e autostradës Struma në Bullgari.