LAJME

Sulltani turk i jep fund lidhjeve me shtetin grek: Ja çfarë pritet të ndodhë tani e tutje!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të mërkurën se Turqia do t’i ndalë bisedimet me Greqinë, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin grek dhe atë që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore, duke shënuar kështu përkeqësimin më të fundit në marrëdhëniet e sprovuara të dy shteteve fqinje.

“Ne nuk do të mbajmë më takime bilaterale me ta,” tha presidenti në një fjalim për grupin e tij parlamentar në Ankara.