Gazetarit Arsen Rusta i ka ndodhur një incident aspak i këndshëm gjatë transmetimit live nga selia e Prokurorisë së Posaçme.
Në rrjet është duke qarkulluar një video e tij teksa gjatë raportimit, një makinë vjen, afrohet dhe e përplas (në dukje, padashje).
Reagimi i gazetarit nga veprimi ‘i papërgjegjshëm’ i shoferit, ishte epik. Ai instinktivisht e godet me dorë makinën, e në këtë moment ndërhyn spiker-ja e cila e pyet se çfarë ndodhi?
Përgjigja e Rustës ishte:
‘Epo edhe makinë që të shtyp në transmetim, live, s’ka ndodhur’, reagoi ai.
Nga sa pamë, përpos reagimit duket se gazetari ka shpëtuar pa lëndime.