Muça realizon ëndrrën ! Deponinë e egër në stacionin hekurudhor,e shëndron në oazë gjelbërimi! (FOTO)
Ardijan Muça, drejtor i ndërmarrjes publike Parqe dhe Gjelbërime së bashku me ekipin e tij deponinë e egër në stacionin hekurudhor e kanë shëndrruar në park të madh, që shtrihet me sipërfaqe prej 5.732m².
Në postimin e tij në fejsbuk , Muça uron qytetarët, ndërsa potencon se me këtë zemra e Shkupit është ngulfatur plot 20 vite,dhe sot i shëndruar në një oazë gjelbërimi,ky park shkëlqen me ngjyrën e gjelbërt!
Me këtë, Muça ka ralizuar një pjesë të edrës së tij, i cili kohë më parë tha se ëndërra dhe suksesi më i madh për të do të ishte që çdo deponi të egër të shëndrohet në oazë gjelbërimi!