Connect with us

LAJME

Nga kjo ditë largohet pluhuri i Saharës nga Kosova

Published

on

Para disa ditësh kemi raportuar për pluhurin saharian nga Afrika që ka depërtuar në Kosovë, kjo si pasojë e disa erërave të fuqishme që goditën vendin.

Pluhuri saharian pritet që të largohet nga dita e nesërme, për arsye se pritet që edhe moti të jetë me reshje shiu.

Advertisement

Këtë e ka bërë të ditur edhe Prishtina Weather,  ku kishin reaguar edhe ndaj disa lajmeve kinse cilësia e ajrit është përkeqësuar. Mirëpo, këto lajme Prishtina Weather i ka mohuar.

“Në disa portale mbrëmë pati shkrime që me lehtësimin e masave kufizuese nga dita e djeshme cilësia e ajrit është përkeqësuar, gjë që nuk qëndron. Cilësia e ajrit, sidomos në grimcat PM2.5 dhe PM10 ka qenë e përkeqësuar shkaku i pluhurit shkretinor”, thuhet në njoftim e Prishtina Weather.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply