Connect with us

LAJME

FOTO / Burri i ministres Haxhiu nuk ndal presionin ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses, targeton dy prej tyre

Published

on

Alban Krasniqi, anëtari i partisë së Albin Kurtit dhe burri i ministres së Drejtësisë, brenda 24 orëve ka publikuar 4 reagime që kanë target Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Krasniqi fillimisht ka paralajmëruar revoltë qytetare nëse Kushtetuesja do të marrë një vendim në favor të presidentit, Hashim Thaçi, për dekretin që ka nominuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër.

Advertisement

Ndërkohë pas një reagimi të tillë, burri i ministres ka filluar edhe targetimin e gjyqtarëve të Kushtetueses veç e veç.

Ai ka përmendur emrat e gjyqtares Selvete Gërxhaliu Krasniqi dhe Safet Hoxhës, duke thënë se nuk do të lejojnë që këta gjyqtarë bashkë me bashkëpunëtorë të “shkarravisin mbi kushtetutë”

Advertisement

Burri i ministres Haxhiu madje ka thënë se nëse emrat e përmendur do të provojnë të bëjnë ndonjë veprim siç e ka quajtur “hyrje llugave” atëherë sheshet e Prishtinës do të vërshohen.

“Nuk do lejojmë që Safeti, Selvetja&Co të shkarravisin mbi kushtetutë, mbi demokraci…mbi jetën tonë! Nëse ata hyn llugave, ne vërshojmë sheshet! Deri në dorëheqje! Deri në zgjedhje! Derisa demokracia të triumfojë!”, ka shkruar Kransiqi.

Advertisement

Pa reaguar nuk ka qëndruar as vetë ministrja Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se Gjykata Kushtetuese vetëm duhet të interpretojë Kushtetutën dhe jo të marrë ndonjë vendim që cakton ndonjë afat për çështjen e mandatarit.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply