Connect with us

LAJME

Edhe Ministria e Blerim Rekës funksionalizon fshesën, shkarkohet edhe një zyrtar

Published

on

Kushtrim Cukaj është shkarkuar nga posti i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian.

Komisioni Disiplinor ka marrë këtë vendim duke thënë se Cukaj u shkarkua për “shkelje të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij në këtë pozitë”.

Advertisement

Sipas Komisionit Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovës, “shkeljet e konstatuara kanë të bëjnë me keqadministrimin në lidhje me kontratat e lobimit, kontratat mbi qiradhënien e objektit për MIE dhe kontratat për marrëveshje të veçanta të shërbimeve në administratën e institucionit; shkaktimin e dëmit financiar ndaj MIE-së; shkeljen dhe mos-përfilljen e obligimeve që burojnë nga marrëveshja ndërkombëtare nga projekti Skema Profesionistët e Rinj; shkeljen e Kodit të Mirësjelljes në Shërbimin Civil; marrjen e masave disiplinore në mënyrë të jashtëligjshme ndaj stafit të MIE-së; mos-kryerjen e obligimeve për vlerësimin e rregullt vjetor sipas procedurave ligjore; komunikimin joprofesional në raport me partnerët e jashtëm; si dhe refuzimin për të zbatuar vendimin administrativ të formës së prerë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil”.

Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply