Connect with us

LAJME

Video paralajmërim: ​Tërnava sot jep mesazhin e Fitër Bajramit

Published

on

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava sot do të japë mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit në selinë e Kryesisë së BIRK-ut në Prishtinë.

Tashmë siç dihet, dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj, mirëpo parë për shkak të pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.

Advertisement

 

Në kohën e Fitër Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt me mesazhin e Bajramit, por nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër Bajramit.

Advertisement

Për arsye të njëjta, pra për shkak të pandemisë, myftiu i Kosovës ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër Bajramit.

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë ka ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply