Connect with us

LAJME

VV i reagon Thaçit: Ky që bëri thirrje për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë, sot na flet për respektim të masave

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi i cili tha se Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me drejtësinë për aktivitetet kriminale.

Thaçi pavarësisht asaj që deri më tani ka kundërshtuar vendimet e qeverisë të marra për parandalimin e COVID-19, ai sot tha se Kosova është duke e kaluar me sukses situatën emergjente me pandeminë.

Advertisement

Lidhur me këtë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se personi i cili bëri thirrje për mosbindje ndaj masave të Qeverisë, sot na foli për respektim të rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Personi që bëri thirrje për mosbindje ndaj masave të Qeverisë që erdhën si rezultat i rekomandimeve të IKSHP-së dhe i njëjti që frekuentonte kafiteritë dhe i njëjti që shkeli këto rekomandimet të përkthyera në rregulla kur doli në Shqipëri, sot na foli se si duhet të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, tash kur jemi në përfundim të suksseshëm të pandemisë, ky që dështoi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply