Connect with us

LAJME

Deputeti i Vetëvendosjes: Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese, skandaloz

Published

on

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku thotë se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.

“Jo vetëm që është skandaloz ky njoftim, por edhe tejkalon edhe frymën e Kushtetutës së Kosovës në tërësi. Kushtetuesja nuk ka bërë interpretim por ka krijuar diaspozita të reja lidhur me afatet dhe kompetencat e Presidentit të Kosovës. Po e përsëris. Me një fjalë është skandaloz!”.

Advertisement

Çeku në RTV Dukagjini ka thënë se në momentin më të shkurtër që të del vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese do të merret vendim si do të shkohet më tutje, përcjell Telegrafi.

“Por ne do të vazhdojmë të angazhohemi për zgjedhje të reja në afatin më të shkurt të mundshëm pasi këtë e kemi thënë nga momenti i kalimit të mocionit të mosbesimit”.

Advertisement

Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se ka një mori mjetesh demokratike, por sipas tij Vetëvendosje ende nuk është mbledhur dhe shumë shpejt do të vendos si do të procedohet tutje.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply