Connect with us

LAJME

Selimi: VV nuk pranon ndonjë afat që nuk është i shënuar në Kushtetutë (VIDEO)

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka thënë se për këtë parti nuk do të jetë i pranueshëm ndonjë afat që do të vendos Gjykata Kushtetuese.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se gjyqtarët e Kushtetueses janë njerëz që janë zgjedhur nga Kuvendi dhe mund të gabojnë.

Advertisement

Ai thotë se s’ka si të pranohet një vendim i padrejtë.

“Disa herë është bërë me të drejtë kjo pyetje. Dhe përgjigjja s’ka si të jetë e ndryshme. Nëse vendimi i Kushtetueses mund të merrej jo në përputhje me Kushtetutën atëherë s’ka si të jetë i pranueshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Advertisement

Selimi thotë se kanë besuar se Kushtetuesja do të merr vendim të drejtë prandaj i janë drejtuar.

“Nuk duhet t’i shenjtërojmë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ata janë njerëz dhe ne besojmë se do të marrin vendim të drejtë”.

Advertisement

Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese vetëm interpreton Kushtetutën dhe nuk bënë ndonjë amandamentim të Kushtetutës.

“Nëse Kushtetuesja vendos ndonjë afat që nuk është i përshkruar në Kushtetutë ne do të kërkojmë ku është i shënuar ai në Kushtetutë”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi./Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply