Connect with us

LAJME

VIDEO/ Deputeti i AAK-së: Të respektohet Kushtetuesja, vendit i duhet Qeveri profesionale

Published

on

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazemend Abrashi, ka thënë se Kosovës i nevojitet një qeveri profesionale.

Abrashi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike.

Advertisement

“Kosova pas vitit 1999, ka nevojë që ta ketë një qeveri profesionale, ku secili dikaster do të ketë një person i cili është i materies. Mendoj që të gjithë jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe është lajm i mirë që akterëve politik kanë shprehur gatishmërinë që t’i përgjigjen vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Unë besoj se Kushtetuesja ashtu si ka proklamuar datën 29, do ta jap verdiktin e saj final”, tha ai.

“Besoj që populli i Kosovës, do të tregojë urtinë dhe mençurinë e saj dhe çfarëdo vendimi të jap duhet të jetë vendim i cili duhet të respektohet nga të gjithë partitë politike. Shpresoj që vendimi do ta jap një rrugëdalje, përshkak se Kosova ka nevojë imediate për një qëndrim të madh në ekonominë e Kosovës, duke marrë parasysh që pasoja e pandemisë COVID-19, janë shumë më të mëdha”, tha ai.

Advertisement

Abrashi tha se AAK-ja e pranon pa asnjë dyshim çfarëdo vendimi që nxjerrë Gjykata Kushtetuese, raporton EO.

“Pa asnjë dyshim AAK e ka thënë disa herë, që çfarëdo vendimi që nxjerr Gjykata Kushtuese, ne do t’i nënshtrohemi atij edhe do ta respektojmë. Është e drejtë e secilit qytetarë që të dal të protestojë. Por për mua është e pakuptime që nëse e mbajt shtetin në izolim, duke marrë parasysh të mbrohemi nga kjo pandemi dhe ka caktuar datën 1 qershor hapjen e të gjitha”.

Advertisement

“…e njëjta qeveri e fton popullin të dal të protestojë dhe ta rrezikojë shëndetin e tyre është paradoksale dhe pak jo reale dhe mendoj se populli i Kosovës është vetëdijesuar dhe nëse është për të pasur zgjedhje askush nuk është kundër, por jo këtë moment në këso rrethana”, tha ai.

Ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit do të bëhet pas rimëkëmbjes së ekonomisë në Kosovë. Për këtë Abrashi thotë se nuk kanë hequr dorë nga ky projekt.

Advertisement

“Qeveria e re nëse vjen, duke mos paragjykuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qeveria duhet ta bëjë një ribuxhetim kundër situatës ekonomike çfarë është shkaktuar nga COVID-19″.

“Ne në premtimin tonë elektoral e kemi premtuar ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, ne nuk kemi hequr dorë nga ndërtimi i kësaj autostrade por ndoshta do të prolongohet derisa t’i mbulojmë disa nevoja emergjente”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply