Connect with us

LAJME

Kryeziu: Masave të deritanishme të reciprocitetit me Serbinë do t`i shtohen të tjera sonte

Published

on

Zëdhënësi i Qeverisë në Detyrë, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj një storie të cilën televizioni publik e ka transmetuar të dielën lidhur me zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu konsideron se lajmi nuk ka koherencë pasi nuk e tregon lajmin e saktë titulli.

Advertisement

Ai ka thënë se është formuar një grup pune ndërinstitucional për vlerësimin dhe monitorimin e masave të reciprocitetit i cili është formuar jo pse reciprociteti nuk po zbatohet, por sepse i njëjti ishte paraparë në vendimin për fillimin gradual të reciprocitetit me Serbinë.

“Qëllimi i këtij mekanizmi është që të vlerësojë dhe monitorojë zbatimin e masave të reciprocitetit, ashtu që çdo parregullsi e mundshme të identifikohet dhe adresohet me masa të reja për zbatimin e reciprocitetit aktual. Në raste kur këto parregullsi janë identifikuar, të njëjtat janë adresuar sikurse rastet e kthimit të maunave të cilat vinin nga Serbia me dokumentet të papranueshme. Në raste kur ngritën dyshime për parregullsi, ato trajtohen urgjentisht nga institucionet përgjegjëse”, ka thënë Kryeziu.

Advertisement

Në fund ai ka përmendur se, Qeveria në detyrë është e përkushtuar që të zbatojë reciprocitetin e plotë me Serbinë, duke bërë të ditur se “masave të deritanishme të reciprocitetit do t`i shtohen të tjera sonte”.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje

Advertisement

Reagim ndaj raportimit joprofesional të radhës së RTK-së

I zhgënjyer me raportimin jo-profesional të radhës të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (RTK). Sonte në lajmet e mbrëmjes u transmetua kronika me titull “NUK PO ZBATOHET RECIPROCITETI I VËNË SERBISË NGA QEVERIA KURTI”, përmbajtja e së cilës nuk përputhet aspak me titullin e lajmit.

Advertisement

Në intervistën e zhvilluar ditën e enjte (28. 05.2020), e kam njoftuar se masat e marra janë duke u zbatuar, dhe që sfidat dhe parregullsitë do të adresohen urgjentisht, derisa listës se masave pritet që t’i shtohen edhe format të tjera reciprocitetit.

Gjatë kësaj interviste, një segment i së cilës është transmetuar në kronikën e lajmeve, unë njoftoj se është formuar një grup pune ndërinstitucional për vlerësimin dhe monitorimin e masave të reciprocitetit, i cili është formuar jo pse reciprociteti nuk po zbatohet, por sepse i njëjti ishte paraparë në vendimin për fillimin gradual të reciprocitetit me Serbinë (dt. 31.03.2020). Qëllimi i këtij mekanizmi është që të vlerësojë dhe monitorojë zbatimin e masave të reciprocitetit, ashtu që çdo parregullsi e mundshme të identifikohet dhe adresohet me masa të reja për zbatimin e reciprocitetit aktual. Në raste kur këto parregullsi janë identifikuar, të njëjtat janë adresuar sikurse rastet e kthimit të maunave të cilat vinin nga Serbia me dokumentet të papranueshme. Në raste kur ngritën dyshime për parregullsi, ato trajtohen urgjentisht nga institucionet përgjegjëse.

Advertisement

Tutje, referimi në titull i Qeverisë së Republikës së Kosovës me “Qeveria Kurti”, thuajse këto nuk janë e njëjta, është tendencioz. Reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë, është reciprocitet i vendosur nga Republika jonë e Kosova nëpërmjet Qeverisë së saj. RTK nuk duhet të jetë në shërbim të asnjë grupi apo pale, por t’i nënshtrohet vetëm parimeve të raportimit të drejtë dhe të paanshëm.

Sapo është parë kjo kronikë, kemi kontaktuar me gazetarin e kronikës i cili ka zhvilluar intervistën me mua. Ai është pajtuar që titulli nuk reflekton përmbajtjen e saktë të kronikës së shkruar. Mbi këtë pajtueshmëri, gazetari i është drejtuar redaksisë me kërkesë për të ndryshuar titullin e kronikës, ndryshimi i së cilës na është konfirmuar se do të bëhet.

Advertisement

Megjithatë tanimë kronika me këtë lajm keq informuese është huazuar edhe nga gazetat tjera online. Ky ndryshim i vonshëm, i një veprimi shumë lehtë të evitueshëm qysh nga fillimi, nuk i zhbën pasojat që ka shkaktuar ky keqinformim i përhapur në opinionin publik.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë reciprocitetin e plotë me Serbinë. Për këtë arsye, masave të deritanishme të reciprocitetit do t`i shtohen të tjera sonte.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply