Connect with us

LAJME

Sa vota janë për Qeverinë Hoti?

Published

on

Partitë e koalicionit, që pritet ta formojnë Qeverinë, kanë bashkë 64 deputetë.

Por, pritet që jo të gjitha do të konvertohen në vota pro Qeverisë së Avdullah Hotit. Kandidati i LDK-së për kryeministër nuk pritet ta marrë përkrahjen e gjithë Grupit Parlamentar të partisë, nisur nga minigrupi kundërshtues, Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli.

Advertisement

Megjithatë, Hotin do ta votojë Behgjet Pacolli me deputeten tjetër të AKR-së, edhe pse kjo parti thotë se do të qëndrojnë në opozitë.

LDK-ja ka 28 deputetë, po jo të gjithë kanë deklaruar se do ta votojnë Qeverinë e partisë së tyre, që do ta formojë Avdullah Hoti.

Advertisement

Gjykata e ka publikuar të plotë aktgjykimin ndërsa LDK-ja ka bërë kërkesë për mbajtjen e seancës, ku pritet të votohet Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Deri tash, partia e Isa Mustafës e ka zyrtarizuar koalicionin me AAK-në, Nismën dhe minoritetet. Krejt bashkë i kanë 64 vota, e për formimin e Qeverisë i duhet shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve.

Advertisement

Në fillin e negociatave të LDK-së me partitë e tjera thuhej se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti. Megjithatë, duket se dy deputetët e AKR-së do të rreshtohen kah opozita.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply