Connect with us

LAJME

Haxhi Shala: Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi kanë monopolizuar partinë

Published

on

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar votën e tij në zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se NISMA është monopolizuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Advertisement

Ai ka thënë se ka pritur që NISMA të mbledh organet e saj drejtuese dhe të vendos për emrat e ministrave.

Advertisement

“Skënder Reçica është bërë më parë ministër. Ai nuk ka sjellë vota në parti. Nuk e di pse ai duhej bërë përsëri ministër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i NISMA-s thotë se në zgjedhjet e fundit partisë i janë larguar disa ministra e zëvendësministra.

Advertisement

Shala thotë se nëse votën do ia kishte kërkuar Limaj nuk do të hezitonte për ta dhënë.

Duke folur për vizitën e mesnatës nga Thaçi e Haradinaj, Shala thotë se ata kanë shkuan bashkë në shtëpinë e tij pa dashur të paragjykojë nëse janë takuar apo jo rastësisht rrugës.

Advertisement

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply