Connect with us

LAJME

Nga sot ndihma shtetërore për 300 mijë qytetarë, ja kush do të përfitojë

Published

on

Nga nesër në llogaritë e 300 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të fillojnë t’u paguhen nga 9.000 denarë.

Këto para kanë për qëllim të ndihmojnë një kategori të caktuar të qytetarëve për përballje me situatën e shkaktuar nga virusi Korona.

Advertisement

Paratë do të mund të përdoren për të blerë produkte vendore, por edhe për të paguar në kafene dhe parukeri. Me pakon e tretë të masave ekonomike janë të përfshirë 730. 000 qytetarë.

Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook shkroi se rreth 115.000 persona prej nesër do të marrin vauçer për turizëm vendor, si  pjesë e pakos së tretë ekonomike për mbështetjen e turizmit.

Advertisement

“Qytetarët që i përmbushin kushtet për këtë masë, në postën e tyre elektronike do të kenë kod QR në vlerë prej 6000 denarë dhe udhëzime për përdorimin e të njëjtave.

Ta përforcojmë turizmin vendor, të pushojmë në vend” shkroi Zaev.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply