LAJME
Reagon Vjosa Osmani: Në çdo seancë solemne kam lartësuar UÇK-në, disa deputetë po mashtrojnë
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deputetëve që e akuzuan se në seancën e sotme solemne që u mbajt për nder të Ditës së Çlirimit, nuk e ka përmendur UÇK-në dhe komandantin legjendar, Adem Jashari, raporton Gazeta Express.
Osmani në Facebook ka shkruar se në çdo seancë ka kujtuar dhe lartësuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të komandantit legjendar të saj, Adem Jashari, e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë.
Lexo Edhe:
QUINT-i i shkon në zyrë Hotit, flasin për situatën ekonomike dhe dialogun
“Tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është, thënë më së buti, e padinjitetshme”, ka thënë Osmani, derisa ka publikuar një pjesë të fjalimit të sotëm. /Express/
You must be logged in to post a comment Login