Connect with us

LAJME

Paralajmërimi i Kurtit për formimin e VV’së në Maqedoninë e Veriut, flasin analistët

Published

on

“Përveç qendrës në Republikën e Shqipërisë, fillojmë me iniciativën për formimin e Vetëvendojes  edhe në Maqedoninë e Veriut”. Ky paralajmërim i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti e dridhi skenën politike shqiptare në Maqedoni.

Megjithëse shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu gëzuan këtij lajmi, disponim krejt të kundërt po del të kenë partitë politike shqiptare.

Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar Ali Ahmetin, ironizuan me paralajmërimin e Kurtit për hapjen e VV’së në Maqedoni.

“Nuk e kemi dëgjuar, kemi qenë të angazhuar me kryeministrin e parë shqiptar dhe shëndetin publik”

Advertisement

Njëjtë si BDI, po shprehen edhe nga Lëvizja Besa. Mirëpo të heshtur për paralajmërimin e Kurtit janë nga Aleanca për Shqiptarët.

Por ndryshe situatën e shohin nga Alternativa e Afrim Gashit.

Advertisement

Ndërkaq analistët politik nga Maqedonia këtë lëvizje të Kurtit e vlerësojnë si pozitive dhe presin që kjo t’i nxisë partitë politike shqiptare nga Maqedonia që të punojnë më shumë.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply