Connect with us

LAJME

Auditori zbulon si u shpenzuan mbi 140 mijë euro për pensionet e personave të vdekur

Published

on

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka vazhduar që të kryejë pagesat e pensioneve për personat e vdekur edhe gjatë vitit të kaluar. Shuma e parave që janë shpenzuar për këto pagesa shkon në mbi 140 mijë euro.

Mbajtja e personave të vdekur në listat e përfituesve të pensioneve i ka kushtuar buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mireqenies Sociale me mijëra euro. Kjo ministri ka kryer pagesat e pensioneve për mbi 1 mijë të vdekur gjatë vitit të kaluar, duke shpenzuar kështu 142 mijë e 345 euro.

Advertisement

Kështu ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor për MPMS’në.

“Pagesa e pensioneve pas vdekjes së përfituesve- Vlera e të cilave ishte 142,345€. Kjo kishte ndodhur për arsye se regjistrimi i vdekjeve në ARC ishte bërë me vonesë dhe për këto raste Ministria nuk ishte në dijeni”, thuhet në raportin e Auditorit.

Advertisement

Bazuar në këtë raport, më së shumti para janë shpenzuar për pensionet bazë, ato kontributdhënëse, kompensim për personat e verbër, si dhe pensionet për paraplegjikët dhe tetraplegjikët.

Sipas ZKA’së, mbajtja e personave të vdekur në listat e përfituesve të pensioneve si dhe përfitimi i pensioneve nga personat e punësuar e dëmtojnë buxhetin e ministrisë.

Advertisement

Ky institucion rekomandon Ministrin që të siguroj forcimin e kontrolleve të brendshme përmes komunikimit në kohë reale në mes të regjistrave me regjistrin civil, krahasime sistematike të listave të përfituesve me informatat e marra nga ATK si dhe të krijoj një komunikim më efektiv ndërmjet data bazave të skemave pensionale.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply