Connect with us

LAJME

Rishikimi i buxhetit nesër në votim

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur që rishikim i buxhetit përfundon sot dhe u dërgohet ministrave, ndërsa nesër del në votim.

Hoti ka thënë se janë zhvilluar konsultime me te gjitha ministritë dhe komunat dhe është bërë përpjekje që mos të preken projektet kapitale.

“Është dashur ministrja bashkë me departamentet përkatëse brenda ministrisë, të bëjë aranzhimet e nevojshme që shkojnë deri në 700 milionë euro për të mbuluar edhe mungesën e të hyrave prej disa qindra-miliona euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike që e kemi paraparë në programin tonë qeverisës. Ndërkohë që me sa jam informuar janë zhvilluar konsultime me secilin prej juve dhe me komunat, që maksimalisht, aq sa është e mundur mos të preken projektet kapitale si tërësi”, tha Hoti.

Advertisement

Çështja e buxhetit nuk ishte në rend dite në mbledhjen e sotme të qeverisë, por shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se nesër do të mbahet takimi me këtë pikë ku edhe do të dalë për votim.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply