Connect with us

LAJME

Mustafa: Kurrë s’e kam pritur se Qeveria Kurti do të shkonte kaq shpejt

Published

on

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se Albin Kurti do të ishte ende kryeministër po qe se do të bashkëpunonte si duhet me Amerikën.

‘’Albin Kurti ka krijuar dyshime të takimeve në SHBA edhe atëherë, edhe tadh dhe gabon. Po t bashkëpunonte mirë me SHBA’në, do të ishte kryeministër’’, ka thënë Mustafa.

Advertisement

Mustafa ka thënë se në asnjë rast s’ka pritur se Qeveri Kurti do të shkonte aq shpejtë.

Mustafa thotë se pavarësisht dallimeve mes SHBA-së dhe BE-së, sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më në fund do të arrihet një marrëveshje, që konsideron se procesi i dialogut është stërgjatur.

Advertisement

Ai thotë se janë të bindur se përfshirja e SHBA-së në këtë proces do të rezultojë me një marrëveshje përfundimtare.

“Kemi besimin e plotë në SHBA dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i hapte rrugë Kosovës në anëtarësim në OKB dhe mekanizma të tjerë”, tha Mustafa në Televizionin Publik.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply