Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve e sidomos të SHBA-së.
Duke folur rreth rrezikut të ndarjes së Maqedonisë Veriore, nëse do të ketë lëvizje të kufijve Kosovë-Serbi në marrëveshjen finale, Ahmeti tha se nuk ekziston një rrezik i tillë, pasi që Shkupi zyrtar është pjesë e NATO-s.
“Marrëveshja Prishtinë Beograd është shumëfish më e vështirë se sa çështja e emrit në kontestin Maqedoni-Greqi. Çdo marrëveshje që arrihet në këto situata do të kritikohet nga një pjesë e njerëzve. Nuk ka marrëveshje pa kompromis. Shkencërisht është e vërtetuar se kompromisi është gjëja më e mirë. Duhet të shikohet se cila është zgjidhja më pak e dhimbshme. Jam për arritjen e marrëveshjes, jo për ndryshim kufijsh, por kjo do të varet nga negociatat. SHBA janë të interesuara ta përmbyllin procesin e dialogut. Unë i besoj SHBA-së pa rezervë. Ato gjithnjë i qëndrojnë fjalë që kanë dhënë. Edhe kosovarët duhet t’i besojë SHBA-së”, është shprehur ai.

You must be logged in to post a comment Login