LAJME
Armend Zemaj i reagon Mimoza Kusarit
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemeaj i ka reaguar deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se “është ofendim për qytetarët zgjedhja e një juristi në krye të MSh-së.
Ministri i Zemaj ka thënë se Mimoza Kusari ka tanimë aktakuzë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Tutje Zemaj ka thënë tani “çka quajmë ofendim: të qenurit jurist i njohur apo të lavdërohesh nga kaskaderët politik dhe të akuzuarit për krim, zhvatje e korrupsion?”.
“Qytetarë të vendit tim, edhe një motiv shtesë për mua që të punojmë me shumë në avancimin e sistemit shëndetësor të Kosovës”, ka shkruar ajo.
You must be logged in to post a comment Login