LAJME
Këto komuna nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus
Kosova sot ka shënuar edhe 47 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 2 mijë e 216 numrin total të të infektuarve në vend.
Përderisa, Prishtina dhe Vushtrria po vazhdojnë të mbetën në krye të listës për nga numri i rasteve aktive, shtatë komuna të tjera të Kosovës nuk kanë asnjë rast aktiv.
Komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv janë: Malisheva, Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Veriu i Mitrovicës, Deçani dhe Hani i Elezit.
Deri sot në Kosovë janë shëruar gjithsej 1 mijë e 69 pacientë nga koronavirusi.
You must be logged in to post a comment Login