LAJME
Përplasen sërish Osmani e Selmanaj
Mos inicimi i Projektligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 është shndërruar në ‘mollë sherri’ mes kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.
Selmanaj kërkoi nga legjislativi të dërgojë nismat ligjore për mendim në ekzekutiv, por kryeparlamentarja tha se kjo ka ndodhur në qeverinë e kaluar dhe se tash nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
“Unë sinqerisht nuk po iu besoj veshëve çka dëgjova. Domethënë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, ministrat që kanë dikastere specifike, por zëvendëskryeministri thotë silleni nëse dëshironi ju të inicioni për opinion në qeveri. Zotëri zëvendëskryeministër ka kohë që i kemi sjellë për opinion në qeveri. Ka kohë që ky Kuvend i ka iniciuar tri nisma legjislative. Prej 25 marsit deri më 3 qershor i keni bllokuar ju që po thonë se është i njëjti popull. Po pra, i njëjti popull është, por unë ju kërkova dhe besoj që deputetët pajohen t’i sillni nismat që i ka iniciuar ky kuvend”, tha Osmani.
Zëvendëskryeministri kosovar, Driton Selmanaj duke arsyetuar kërkesën e tij, tha se nismat kur janë dërguar ka qenë Qeveria Kurti.
“Kur janë dërguar më 25 mars i janë dërguar një qeverie tjetër. Kjo është qeveri e re. Kishte akuza se kanë mbetur në sirtarë. Unë po ju them që në afatin kushtetues do të keni përgjigjen. Nuk mund të marrë për qeveri tjetër”, tha ai.
You must be logged in to post a comment Login