LAJME
Kelmendi: Ja kur duhet të japë dorëheqjen Hashim Thaçi
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me dorëheqjen e presidentit Thaçi pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale.
Kelmendi thekson se Thaçi duhet të japë dorëheqjen vetëm nëse duhet që nga pozita e Presidentit të ulet në bankën e të akuzuarve.
“Çështja e dorëheqjes së Thaçit lidhet kryesisht me çështjet e brendshme te Kosovës. Janë një mijë e njëqindtë raste dhe shkelje qe i ka bere Thaçi e qe sipas normave kushtetuese është dashur te largohet. Ndërsa, lidhur me akuzën e bërë ndaj tij nga Gjykata Speciale, duhet Thaçi të japi dorëheqje vetëm për faktin se nuk ka nevojë nga pozita e Presidentit te ulet ne bankën e te akuzuarve. Madje, është mire pse është akuzuar. Sepse është ky, Thaçi qe me presion mbi deputetet e Kuvendit te Kosovës e miratuan dhe e themeluan ketë subjekt gjykues.Është Thaçi qe e krijoi dhe ai duhet te përgjigjet.”
Kelmendi thekson se votimi në kuvend pro formimit të Gjykatës Speciale, ka qenë një akt i rëndë.
“Për mua vendimi i Kuvendit për Gjykatën, është një akt i rende dhe i pa arsyetueshëm ne politiken tone.Natyrisht se UÇK është e pathyer dhe asesi nuk duhet te ndërlidhim me Thaçin a me Veselin.UÇK është shume me shume se këta te dy apo ndonjë njeri tjetër.UÇK është e popullit shqiptar dhe vetëm para popullit tone ipet llogari”.
Pas aktakuzave të Speciales për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, u anulua edhe takimi i datës 27 qershor i cili pritej të mbahej në Uashington.
Ky takim do të zhvillohej ndërmjet Kosovë dhe Serbisë në kuadër të rifillimit të dialogut, shkruan Gazeta Blic.
You must be logged in to post a comment Login